Ndërlidhjet

Pakistan: Ish-presidentit Zardari i rihapen lëndët në gjykatë


 Asif Ali Zardari
Asif Ali Zardari
Një gjykatë kundër korrupsionit në Pakistan, i ka rihapur pesë lëndë kundër ish-presidentit Asif Ali Zardari, që datojnë në vitetet e 90-ta.

Zyrtarë të gjykatës njoftuan se Zardari është urdhëruar të paraqitet në gjykatë me 29 tetor.

Akuzat lidhen me shpërlarje parash dhe afera korruptive.

Zardari ka kaluar disa vjet në burg për akuza që lidhen me korrupsionin, por për të nuk kishte pasur vendim zyrtar gjykate.

Ai u liruar në vitin 2004, gjatë kohës së administratës së atëhershme të Pervez Musharrafit, i cili e kishte falur.

Megjithatë, Gjykata Supreme e ka anuluar faljen dhe ka kërkuar rihapjen e lëndëve.
XS
SM
MD
LG