Ndërlidhjet

Siri: Lirohen tre anëtarë të kryqit të kuq, tre të tjerë mbesin të rrëmbyer


Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, thotë se tre nga gjashtë pjesëtarët e stafit të saj dhe një vullnetar, janë liruar nga rrëmbyesit në Siri.

Lirimi i sotëm vjen një ditë pas kidnapimit të tyre, në një territor të rebelëve, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Kryqi i Kuq njofton se po pret lajme për fatin e tre të rrëmbyerve të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësine për kidnapimet.
XS
SM
MD
LG