Ndërlidhjet

Kosovë: Hoxhaj u uroi Bajramin ministrave të vendeve myslimane


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka dërgur urime për festën e Kurban Bajramit, ministrave të jashtëm të vendeve me popullatë shumicë myslimane, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Në telegramet e urimit theksohet se kjo festë simbolizon unitetin, vëllazërimin dhe dashurinë ndërmjet njerëzve, duke e shprehur shpresën për paqe, prosperitet dhe jetë më të mirë për të gjithë popujt.

Me këtë rast ministri Hoxhaj ka shprehur besimin se lidhjet e miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtyre shteteve do të thellohen gjatë viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG