Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani po përgatiten për takimin dyditësh në Gjenevë, që synon gjetjen e zgjidhjes për kontestin lidhur me programin atomik iranian.
Takimi, që hapet nesër, është i pari prej se president i Iranit u bë Hassan Rohani.
Ai ka premtuar zgjidhjen e mospajtimit atomik në periudhën prej gjashtë e deri në 12 muaj.
Teherani dëshiron që sanksionet ekonomike perëndimore të lehtësohen dhe thotë se është gati për negociata “serioze”.
Irani thotë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.
Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara se Irani po përpiqet të zhvilloj armatim atomik.
Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani, takimin e fundit e kanë mbajtur para gjashtë muajsh në Alma-Ata të Kazakistanit. Ky takim kishte përfunduar pa kurrfarë rezultati.
Grupin e gjashtë fuqive botërore e përbëjnë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.