Ndërlidhjet

Rusi: Gjykata e refuzoi pagesën për dorëzani për kapitetin


Kapiteni i anijes Greenpeace Peter Wilcox në përcjellje të një pjesëtari të sigurisë duke shkuar në gjykatë
Kapiteni i anijes Greenpeace Peter Wilcox në përcjellje të një pjesëtari të sigurisë duke shkuar në gjykatë
Një gjykatë në Rusi e ka refuzuar pagesën për dorëzani për kapitenin e anijes së organizatës Greenpeace, 30 anëtarët e ekuipazhit të së cilës janë paraburgosur pas një proteste kundër shpimeve për naftë në Arktikun e Rusisë.

Ggjykata në qytetin – port Murmansk, në veri të Rusisë, ku aktivistët po mbahen në paraburgim, vendosi sot se shtetasi amerikan, Peter Wilcox, duhet të mbetet në arrest, pasi ai do të mund të fshihej nga drejtësia.

Gjykata, poashtu, e ka refuzuar pagesën e dorëzanisë për një aktivist nga Argjentina dhe një tjetër nga Zelanda e Re, kështu që tash për gjithsej nëntë aktivistë është hedhur poshtë këresa për pagesë të dorëzanisë, për lirimin e tyre.

Të 30 aktivistët e organizatës Greenpeace janë akuzuar për pirateri dhe mund të dënohen deri në 15 vjet burg.

Aktivisti veteran Wilcox ishte kapiten i anijes “Rainbow Warrior” të organizatës Greenpeace, kur ishte bombarduar nga agjentët sekretë të Francës në Zelandën e Re, në vitin 1985.
XS
SM
MD
LG