Ndërlidhjet

Rompuy: Mali i Zi – i gatshëm për bisedime të reja për pranim


Herman Van Rompuy
Herman Van Rompuy
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se Mali i Zi është i gatshëm për t’i filluar negociatat për çështje të reja në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur sot në Bruksel, pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, zoti Rompuy tha se negociatat do të zgjerohen edhe me çështjet e ndërlidhura me drejtësi, liri të mediave dhe siguri.

Ai, poashtu, i ka mirëpritur reformat aktuale kushtetuese, që e kanë forcuar pavarësinë e sistemit gjyqësor në Mal të Zi.

Rompuy tha se rundi i ardhsëm i bisedimeve do të ndihmojë edhe më tepër në këtë proces, por ka theksuar se Podgorica duhet ta përmirësoj transparencën dhe efikasitetin e administratës publike.

Mali i Zi zyrtarisht është bërë kandidat për pranim në BE, në dhjetor të vitit 2010.

Në vitin 2012, Podgorica i ka hapur 35 kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG