Ndërlidhjet

SHBA: Raportohet për progres për zgjidhjen e krizës


Senati i Shteteve të Bashkuara

Senati i Shteteve të Bashkuara

Nga Uashingtoni është raportuar për progres në Senatin e Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes për rihapjen e qeverisë federale dhe për rritjen e kufizimit të borxhit amerikan.

Lideri i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, ka shprehur optimizëm të kujdesshëm pas bisedimeve të mbrëmshme me kolegun e tij republikan, Mitch McConnell.

Pasi Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka dështuar ta miratoj një legjislacion të përkohshëm për financimin e qeverisë, prej 1 tetorit është mbyllur pjesërisht qeveria.

Ndaras nga kjo, tash nëse Kongresi amerikan deri më 17 tetor nuk i miraton masat për rritjen e sasisë së parave, që mund t’i huazoj qeveria, administrata e presidentit Barack Obama thotë se nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë faturat e saj, duke rrezikuar falimentim, për të cilin ekspertët thonë se mund të ketë pasoja katastrofale për ekonominë.
XS
SM
MD
LG