Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Policia i ka rrethuar afro 1600 imigrantë


Imigrantët e arrestuar në lagjen Biryulyuovo të Moskës

Imigrantët e arrestuar në lagjen Biryulyuovo të Moskës

Policia ruse në Moskë i ka rrethuar afro 1600 imigrantë. Aksioni i mbrëmshëm i policisë u bë një ditë pas një trazire madhore në një lagje jugore të Moskës, për shkak të vrasjes së një të riu rus. Për këtë vrasje ishte fajësuar një person nga rajoni i Kaukazit.

Ditën e diel, policia i ka arrestuar së paku 380 vetë, shumica prej tyre nacionalistë dhe huliganë të futbollit, pasi ata ishin përleshur me policinë dhe i kishin shkatërruar dyqanet dhe pikat e tjera, në të cilat ishin të punësuar punëtorët imigrantë.

Afro 200 njerëz protestuan në lagjen Biryulyovo të Moskës, gjatë ditës së djeshme.

Policia njoftoi se ishin arrestuar 10 protestues.

Një grup i cili angazhohet për punëtorët imigrantë në Rusi ka tërhequr vërejtjen për rritjen e rrezikut për dhunë etnike në Moskë.

Avokati i popullit në Rusi, Vladimir Lukin, tha se rusët duhet të mësojnë të jetojnë së bashku dhe t’i luftojnë përpjekjet për shkatërrimin e vendit, duke i shfrytëzuar problemet etnike.
XS
SM
MD
LG