Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: I dyshuari për sulm në ambasada paraqitet para gjykatës


I dyshuari për terrorizëm

I dyshuari për terrorizëm

Pjesëtari i lartë i al-Kaidës, Abu Anas al-Libi, i cili është zënë nga forcat speciale amerikane në Libi, më herët këtë muaj, pritet që sot të paraqitet para një gjykate në Shtetet e Bashkuara.

Ky person është i dyshuar për sulmet me bomba kundër ambasadave amerikane në Keni dhe Tanzani, me ç’rast ishin vrarë 224 civilë.

Al-Libi ishte zënë nga forcat speciale në rrugët e Tripolit, më 5 tetor, dhe ishte dërguar në anijen e Marinës amerikane në Detin Mesdhe.

Prokurori kryesor federal në Menhetën, Preet Bharara, tha se al-Libi ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara dhe u është dorëzuar autoriteteve civile për zbatimin e ligjit, gjatë fundjavës, në territorin e Nju Jorkut.

Qeveria e Libisë ka vlerësuar se zënia e al-Libit ishte rrëmbim dhe ka kërkuar shpjegime nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG