Ndërlidhjet

Los Anxhelos: Raportohet për eksplodimin e dytë në aeroport


Ilustrim
Ilustrim
Mbrëmë vonë në aeroportin ndërkombëtar në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, ka ndodhur edhe një eksplodim i akullit të thatë. Ky ishte incidenti i dytë i këtij lloji brenda dy ditësh.

Shpërthimi i fundit nuk ka shkatuar lëndime të njerëzve ose dëme materiale.

Hetuesit thonë se ata nuk kanë arsye për dyshime se incidentet janë të ndërlidhura me terrorizëm.

Shishja plastike me akull të thatë, që eksplodoi në banjon e një punëtori ditën e diel, ka shkaktuar disa shtyrje të fluturimeve.

Por, shpërthimi i së hënë nuk ka shkaktuar shtyrje të fluturimeve.

Policia në Los Anxhelos tha se në të dy eksplodimet nuk ka pasur rrezik për njerëzit.

Po zhvillohen hetimet për gjetjen e autorit ose autorëve eventualë të këtyre eksplodimeve.
XS
SM
MD
LG