Ndërlidhjet

Afganistan: U vra guvernatori i provincës Logar


Arsala Jamal

Arsala Jamal

Guvernantori i provincës Logar në Afganistan, Arsala Jamal, është vrarë nga një eksplodim, që ndodhi sot në një xhami ku shënohej Kurban Bajrami.

Radio Evropa e Lirë, programi për Afganistanit, ka raportuar se guvernatori Jamal, 47 vjeçar, është vrarë derisa po mbante fjalim në një xhami me rastin e festës së Bajramit.

Një zëdhënës i tij ka thënë se bomba ishte fshehur në mikrofon.

Ka edhe raporte që thonë se ky ishte sulm vetëvrasës.

Agjencia AP, duke u mbështetur në zyrtarët lokalë, raportoi se nga shpërthimi janë plagosur 15 vetë, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike shëndetësore.

Në të kaluarën, guvernatori Arsala Jamal, u kishte mbijetuar disa atentateve kundër tij.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë shpërthim.
XS
SM
MD
LG