Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmi afër xhamisë – 11 të vrarë


Banorët në Kirkuk të Irakut e pastrojnë vendin ku ndodhi shpërthimi

Banorët në Kirkuk të Irakut e pastrojnë vendin ku ndodhi shpërthimi

Nga një sulm me bombë kundër besimtarëve myslimanë sunitë afër një xhamie në qytetin verior Kirkuk në Irak, janë vrarë së paku 11 vetë dhe plagosur 20 të tjerë.

Eksplodimi ndodhi derisa besimtarët largoheshin nga xhamia Al-Qodus, pasi ishte falë Bajrami.

Ky sulm ndodhi përkundër ashpërsimit të masave të sigurisë me rastin e festave fetare.

Të dielën, së paku 25 vetë janë vrarë gjatë dhunës në gjithë Irakun.

Prej muajit prill, nga dhuna në këtë vend, janë vrarë së paku 5 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG