Ndërlidhjet

Gjenevë: Filluan bisedimet e fuqive botërore me Iranin


Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës

Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës

Në Gjenevë të Zvicrës sot kanë filluar bisedimet dyditëshe ndërmjet zyrtarëve të lartë të Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore për programin kontestues atomik iranian.

Prej se është zgjedhur presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka premtuar zgjidhjen e çështjes së mospajtimit atomik me bashkësinë ndërkombëtare brenda periudhës 12 mujore.

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, pat thënës e shpreson se Teherani dhe fuqitë borëtore mund të pajtohen për këtë javë për një plan për zgjidhjen e mospajtimit.
Teherani dëshiron që sanksionet ekonomike perëndimore të lehtësohen dhe thotë se është gati për negociata “serioze”.

Irani thotë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.

Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara se Irani po përpiqet të zhvilloj armatim atomik.

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani, takimin e fundit e kanë mbajtur para gjashtë muajsh në Alma-Ata të Kazakistanit. Ky takim kishte përfunduar pa kurrfarë rezultati.

Grupin e gjashtë fuqive botërore e përbëjnë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG