Ndërlidhjet

logo-print

Teherani me propozime të reja për programin bërthamor


Gjenevë, 15 tetor 2013.

Gjenevë, 15 tetor 2013.

Irani ka hapur rrethin e ri të bisedimeve me komunitetin ndërkombëtar, duke paraqitur propozime të reja për zgjidhjen e kontestit të tij bërthamor.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Michael Mann, pas nisjes së bisedimeve dyditëshe në Gjenevë, midis Iranit në njërën anë dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në anën tjetër.

Mann ka shprehur optimizëm të përmbajtur në lidhje me rezultatin e bisedimeve, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Prejse ka marrë detyrën në muajin gusht, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është zotuar se do të zgjidhë mosmarrëveshjen bërthamore brenda 6 deri në 12 muaj.

Teherani, i cili nuk e pranon se është duke zhvilluar fshehurazi armë bërthamore, dëshiron lehtësim të sanksioneve ekonomike perëndimore.
XS
SM
MD
LG