Ndërlidhjet

Myslimanët gjuajnë djallin me gurë


Mina, Arabi Saudite

Mina, Arabi Saudite

Qindra-mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur në Luginën Mina të Arabisë Saudite, për të gjuajtur djallin me gurë.

Ky është rituali i fundit i pelegrinazhit vjetor të haxhit.

Ngjarja përkon me ditën e parë të Fiter Bajramit, e cila është festë e sakrificës dhe festohet nga myslimanët në gjithë botën.

Të hënën, turma e besimtarëve është ngjitur në Malin e Arafatit për lutje.

Autoritetet saudite kanë thënë se rreth 1.5 milion besimtarë kanë marrë pjesë në haxhin e sivjetmë, i cili zyrtarisht përfundon të premten.
XS
SM
MD
LG