Ndërlidhjet

Sulmohen ueb-faqet myslimane në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli i Myftive Rusë ka bërë të ditur se faqet e tij të internetit janë sulmuar nga hakerët.

Sulmi ka ndodhur në ditën kur besimtarët myslimanë kremtojnë Fiter Bajramin.

Në ueb-faqen e Këshillit të Myftive, hakerët kanë vënë një fotografi të derrit dhe një mbishkrim fyes.

Ueb-faqja personale e udhëheqësit të Këshillit, Ravil Gainutdin, dhe ueb-faqja e Xhamisë së Madhe të Moskës janë sulmuar po ashtu.

Këshilli i ka cilësuar sulmet si provokim dhe ka shfaqur shpresën se huliganizmi “nuk do të çojë në jotolerancë dhe keqkuptime”.
XS
SM
MD
LG