Ndërlidhjet

logo-print

Pritje që Serbia të jetë “ylli i 29-të evropian”


Kryeministri i Italisë, Enrico Letta.

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ai i Italisë, Enrico Letta, kanë shfaqur shpresën se Serbia do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian.

Dy kryeministrat janë takuar sot në Ankona.

“Italia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në rrugën drejt BE-së. Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ky është prioritet i Italisë. Duam që Serbia të jetë ylli i 29-të evropian”, ka thënë Letta në kuadër të samitit të tretë midis Serbisë dhe Italisë.
XS
SM
MD
LG