Ndërlidhjet

KE publikon nesër raportet e progresit


Bruksel
Bruksel
Komisioni Evropian publikon nesër raportet e progresit për shtetet që synojnë anëtarësimin në BE, përfshirë edhe raportin për Kosovën.

Mediat në Prishtinë kanë raportuar se në bazë të përmbajtjes së draft-raportit për vitin 2013, Komisioni Evropian pritet t’i kërkojë Kosovës hapa të menjëhershëm në luftën kundër gjuhës së urrejtes dhe jotolerancës.

Pika të tjera janë problemet e komunitetit rom, sulmet ndaj komunietit me orientim homoseksual, si dhe sjellja jokorrekte dhe sulmet e evidentuara ndaj gazetarëve dhe mediave.

Krahas raporteve individuale të progresit për shtetet, Komisioni publikon edhe planin vjetor strategjik të zgjerimit.
XS
SM
MD
LG