Ndërlidhjet

Pritet që Tymoshenko të vazhdojë shërimin në Gjermani


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se pret që Ukraina të lejojë ish-kryeministren e burgosur, Yulia Tymoshenko, të shkojë në Gjermani për trajtim mjekësor.

Fuele u ka thënë gazetarëve se pret që kjo të ndodhë para samitit të BE-së më 28 dhe 29 nëntor, kur Ukraina shpreson të nënshkruajë një marrëveshje të asociimit me bllokun.

Qeveritë evropiane kanë lidhur lirimin e Tymoshenkos me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë të premten se vendimi final për zgjidhjen e kësaj çështjeje pritet të merret në të ardhmen e afërt.

Tymoshenko është dënuar në vitin 2011 me shtatë vjet burgim, për shkak të, siç është thënë, abuzimit me detyrën zyrtare.

Prapa dënimit të saj thuhet se qëndrojnë motive politike.
XS
SM
MD
LG