Ndërlidhjet

Cliff apelon për pjesëmarrje në zgjedhjet e 3 nëntorit


Një poster zgjedhor në Kosovë...
Një poster zgjedhor në Kosovë...
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Duke folur për Radion Kontakt Plus në Mitrovicë, Cliff ka thënë se zgjedhjet do të tregojnë se cila është e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se zgjedhjet janë posaçërisht të rëndësishme për veriun e Kosovës, ku për herë të parë do të zgjidhen kryetarët dhe këshillat komunalë, të cilët do të njihen si nga Prishtina, ashtu edhe nga Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG