Ndërlidhjet

Rusia kap dy “planifikues” të sulmeve terroriste


Ilustrim
Ilustrim
Policia ruse ka arrestuar dy persona në Kaukazin Verior, nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste në një depo të armëve kimike.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se të arrestuarit, njëri 19 vjeç dhe tjetri 21, kanë planifikuar sulmet në fshatin Kirov, i cili ndodhet rreth 1,000 kilometra larg Moskës.

Emrat e të dyshuarve nuk janë bërë publikë.

Hetuesit kanë thënë se në shtëpinë e tyre janë gjetur përbërës të bombave si dhe literaturë me përmbajtje ekstremiste.
XS
SM
MD
LG