Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë planin e Dhomës së Përfaqësuesve për rihapjen e Qeverisë federale dhe për shmangien e pamundësisë për të paguar këstet e borxhit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Amy Brundage, e ka cilësuar propozimin si përpjekje të njëanshme për të minuar përpjekjet dypartiake të demokratëve dhe republikanëve në Senat, të cilët janë duke negociuar për një kompromis.
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuevse duan lëshime nga presidenti Barack Obama për reformat shëndetësore që tashmë kanë kaluar në ligj.
Dështimi i Kongresit për të miratuar buxhetin ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të qeverisë.
Departamenti i Thesarit ka thënë se nuk do të jetë në gjendje të marrë para hua nëse tavani i borxhit nuk rritet deri më 17 tetor.
Kjo do të thotë SHBA nuk do të jetë në gjendje të paguajë faturat e veta.