Ndërlidhjet

Brukseli kritikon Bosnjën për ngërçin politik


Ilustrim
Ilustrim
Brukseli kritikon Bosnjë dhe Hercegovinën për ngërçin politik, i cili dëmton përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Drafti i raportit të fundit të Komisionit Evropian, i cili është parë nga REL, thotë se Bosnja ka ngecur në procesin e integrimit evropian, derisa vendet e tjera kanë lëvizuar përpara.

Javën e kaluar, udhëheqësit e Bosnjës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për dy kërkesa të Brukselit.

Njëra ka të bëjë me diskriminimin e pakicave kombëtare në procesin zgjedhor, ndërsa tjetra me nevojën e një mekanizmi të vetëm në Bosnjë për koordinimin e marrëdhënieve të vendit me BE-në.
XS
SM
MD
LG