Ndërlidhjet

Serbi: BE vlerëson marrëveshjen me Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Brukseli ka vlerësuar angazhimin e Serbisë për arritjen e marrëveshjes me Kosovën, por ka nënvizuar nevojën për përmirësime në fusha të tjera.

Një draft i raportit të progresit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, e cilëson marrëveshjen e prillit, të arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe mosbllokimin e anëtarësimit në BE të njëra-tjetërës, si historike.

Por, raporti thekson nevojën e bisedimeve shtesë për normalizimin e marrëdhënieve.

Raporti thotë se Serbia duhet të punojë më shumë sa i përket sferës së drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së personave, të cilët zbulojnë të dhëna për afera të tilla.

Raporti dënon ndaljen e një parade të homoseksualëve në Beograd si dhe flet për shifrat e larta të papunësisë dhe deficitin buxhetor.

Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2012 dhe shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit nga janari i vitit 2014.
XS
SM
MD
LG