Ndërlidhjet

logo-print

Brukseli i kërkon Malit të Zi më shumë reforma në drejtësi


Ilustrim

Ilustrim

Brukseli i ka bërë thirrje Malit të Zi që të vazhdojë reformat në gjyqësor dhe sundim të ligjit.

Në një draft të raportit të progresit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, Komisioni Evropian thekson nevojën për më shumë profesionalizëm dhe transparencë në shërbimin civil të këtij vendi.

Raporti thotë se duhet të bëhet më shumë në pavarësimin dhe llogaridhënien e sferës së drejtësisë.

Raporti bën thirrje për hetime sistematike dhe ndjekje ligjore për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë ato në nivele të larta.

Mali i Zi është aktualisht shteti më i avancuar në rajonin e Ballkanit, në përpjekjet për anëtarësim.

Ky vend i ka hapur neogicatat e anëtarësimit vitin e kaluar dhe ka arritur të mbyllë dy nga tridhjetëepesë kapitujt e ligjeve, të cilat shtetet kandidate duhet t’i harmonizojnë me BE-në.
XS
SM
MD
LG