Ndërlidhjet

SHBA: Vazhdojnë negociatat për buxhetin dhe borxhin


Harry Reid
Harry Reid
Udhëheqësit demokratë dhe republikanë të Senatit amerikan, Harry Reid dhe Mitch McConnell, kanë rifilluar përpjekjet për një zgjidhje të pranueshme për rritjen e tavanit të borxhit dhe rihapjen e qeverisë federale.

Propozimi dypartiak i Senatit kërkon financimin e qeverisë federale deri më 15 janar dhe rritjen e tavanit të borxhit deri më 7 shkurt.

Negcoatat në Senat janë vënë në pritje të martën, për t’i dhënë Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga republikanët, shansin për të dalë me marrëveshje.

Por, kryetari i kësaj dhome, John Boehner, nuk ka arritur ta hedhë në votim një propozim të ndryshuar, për shkak të presionit nga anëtarët konservatorë të grupit Tea Party.
XS
SM
MD
LG