Ndërlidhjet

Sot merret vendimi për Navalnyn


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny
Gjykata në qytetin Kirov të Rusisë do të vendosë sot për apelin që ka paraqitur lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny.

Ky i fundit është shpallur fajtor për vjedhje në shkallë të gjerë në muajin korrik dhe është dënuar me pesë vjet burgim, por i është lejuar të jetë i lirë derisa të vazhdojë procesi i apelit.

Navalny ka udhëhequr protestat më të mëdha kundër sundimit të presidentit rus, Vladimir Putin, pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2011.

Ai dhe mbështetësit e tij thonë se rasti kundër tij është përpjekje e Kremlinit për të heshtur njërin prej kritikëve më të zëshëm të Putinit.
XS
SM
MD
LG