Ndërlidhjet

Fitch mund të ulë kreditin për SHBA-në


Agjencia Fitch

Agjencia Fitch

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch është duke shqyrtuar uljen e kreditit për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, meqë po afron afati i fundit për rritjen e tavanit të borxhit amerikan dhe palët nuk kanë arritur ende marrëveshje.

Njoftimi i Fitch-it vjen një ditë pasi negociatat në Kongres kanë zbuluar se republikanët dhe demokratët mbeten ende larg në lidhje me marrëveshjen që do të financonte qeverinë dhe do të rriste tavanin e borxhit.

Zëdhënësi i Thesarit ka thënë se vendimi i Fitch-it është përkujtues për ligjvënësit amerikanë se SHBA është shumë afër pamundësisë për të paguar këstet e borxhit.

Nëse deri më 17 tetor nuk ka marrëveshje, SHBA nuk do të jetë në gjendje të paguajë obligimet e veta.
XS
SM
MD
LG