Ndërlidhjet

Një diplomat holandez rrihet në Moskë


Moskë - foto ilustruese

Moskë - foto ilustruese

Një diplomat i lartë holandez është rrahur në shtëpinë e tij në Moskë.

Sipas mediave ruse, bëhet fjalë për zëvendësshefin e Misionit të Holandës në Rusi, Onno Elderenbosch.

Zyrtarët thonë se sulmuesit kanë përdorur buzëkuq për të shkruar “LGBT” në një pasqyrë, para se të largohen nga vendi i ngjarjes.

Ministria e Jashtme e Holandës ka thirrur ambasadorin rus në Hagë për të dhënë shpjegime.

Incidenti ka ndodhur disa ditë pasi Moska i ka bërë thirrje Holandës që të kërkojë falje për rrahjen e pretenduar të një diplomati rus nga policia holandeze.
XS
SM
MD
LG