Ndërlidhjet

Kennedy, presidenti më popullor


John Fitzgerald Kennedy
John Fitzgerald Kennedy
Presidenti i dikurshëm i Shteteve të Bashkuara, John Kennedy, është lideri më popullor amerikan në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Kjo, sipas sondazhit që ka kryer gazeta amerikane Politico.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 2,000 njerëz dhe Kennedy ka marrë notën mesatare prej 7.6 dhe ndodhet në vendin e parë midis presidentëve të SHBA-së nga viti 1950 deri më 2000.

Në vendin e dytë ka dalë Ronald Regan me notën 6.9, ndërsa i treti Dwight Eisenhower me 6.8.

Vendin e katërt e ka zënë Bill Clinton me 6.7, ndërsa të gjithë presidentët e tjerë amerikanë të gjymës së dytë të shekullit 20 kanë marrë notë nën 5.

Më 21 nëntor të këtij viti, Amerika do të shënojë gjysmë shekulli nga vrasja e Kennedyt.
XS
SM
MD
LG