Ndërlidhjet

logo-print

Banorët e Damaskut mund të hanë mace e qenë


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Një grup i klerikëve sirianë ka marrë vendim për t’iu lejuar njerëzve që jetojnë në zonat e rrethuara të Damaskut, të hanë mishin që është i ndaluar në rrethana normale.

Klerikët myslimanë kanë thënë se njerëzit mund hanë mace, qenë dhe gomarë për të hequr urinë.

Klerikët po ashtu kanë thënë se vendimi është thirrje për ndihmë, duke shtuar se nëse situata vazhdon të përkeqësohet, të gjallët do të hanë të vdekurit.

Ky nuk është vendimi i parë i tillë që merret në konfliktin sirian, raporton BBC.

Dekrete të ngjashme fetare janë shpallur në Homs dhe Alepo, kur luftimet në këto qytete kanë qenë në kulmin e tyre.

Agjencitë e ndihmës i kanë bërë thirrje Qeverisë siriane që të lejojë ndihmat në zonat e rrethuara.
XS
SM
MD
LG