Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Rikonfirmohet vendimi për Navalnyn


Aleksei Navalny

Aleksei Navalny

Një gjykatë rajonale në Rusi rikonfirmoi fajësinë e liderit të opozitës Aleksei Navalny për vjedhje në shkallë të gjerë, por e dënoi atë me pesë vjet burgim me kusht.

Vendimi i gjykatës e lë prakitkisht të lirë, kritikun kryesor të presidentit Vladimir Putin.

Navalny ishte dënuar në korrik për organizimin e vjedhjes se 500 mijë dollarëve dhe i ishte shqiptuar masa e dënimit prej pesë vjetësh.

Ai e kishte apeluar vendimin, duke thënë se lënda ndaj tij ishte e fabrikuar dhe e motivuar politikisht.

Ai iu tha gazetarëve pas vendimit të sotem, se do të vazhdojë aktivitetet e tij, duke specifikuar se, “as unë dhe as kolegët e mi nuk do t’i ndalim përpjekjet tona politike”.
XS
SM
MD
LG