Ndërlidhjet

logo-print

Franca fillon hetimet rreth ekstradimit të vajzës nga Kosova


Ekstradimet e romëve në Francë/Ilustrim

Ekstradimet e romëve në Francë/Ilustrim

Qeveria franceze ka bërë të ditur sot, se do të hetojë trajtimin që i është bërë një vajze kosovare, 15 vjeçare, në prani të nxënësve të tjerë të klasës, nga ana e policisë, derisa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi, si imigrantë të paligjshëm.

Grupe për të drejtat e imigrantëve, e madje edhe anëtarë të Partisë Socialiste, e cila është në pushtet, i kanë quajtur mënyrat e ekstradimit, si shokuese.

Familja Dibrani, la Kosovën rreth pesë vjet më parë, për shkak të përkatësisë së tyre rome, e cila sipas aktivistit Jean-Jacques Boy, i përballë ata me diskriminim dhe mundësi më të pakta.

Ministria e Brendshme bëri të ditur sot, se kësaj familjeje i ishte refuzuar kërkeza për azil, prandaj ata duhej të largoheshin nga Franca, raporton AP. Si rrjedhojë policia arrestoi të gjithë familjen, me perjashtim të njërës prej vajzave, e cila ishte në një udhëtim me shkollën.

Policia e arrestoi atë, në prezencë të të gjithë nxënësve të tjerë, në momentin që autobusi ku ajo ndodhej u kthye nga udhëtimi. Nxënësit dhe prindërit që ishin prezentë në ngjarje, sipas aktivistëve, u tronditën nga incidenti.

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, i cili po përballet me kritika të fuqishme për rastin, tha se do të nisin hetimet, të cilat do të analizojnë mënyrën se si u arrestua vajza.

Çështja e ekstradimit të romëve vazhdon të jetë temë shumë e ndjeshme në Francë.
XS
SM
MD
LG