Ndërlidhjet

Rusia “pendohet” për rrahjen e diplomatit holandez


Onno Elderenbosch

Onno Elderenbosch

Ministria e Jashtme ruse ka shprehur keqardhje për rastin e rrahjes së një diplomati holandez.

Zv.shefi i misionit diplomatik holandez në Moskë, Onno Elderenbosch, u rrah rëndë nga dy burra, të cilët hynë në banesën e tij duke pretenduar se ishin elektricistë.

Pas rrahjes, ata kishin lënë mesazhe kundër homoseksualëve në banesën e diplomatit.

Raportet mes Rusisë dhe Holandës, janë tensionuar pas pohimeve për rrahje të një diplomati rus në Hagë, si dhe pas rastit të aktivistëve të Greenpeace, të cilët ndodheshin në një anije që mbante flamurin holandez.
XS
SM
MD
LG