Ndërlidhjet

logo-print

KE: Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit


Flamuri shqiptar

Flamuri shqiptar

Komisioni Europian rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat me mirëkuptimin që ajo të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit Europian, i siguruar nga Zëri i Amerikës.

Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të ministrave të vendeve anëtare, mes të cilëve megjithatë nuk mungojnë skeptikët.

Por sipas disa diplomatëve perëndimorë, vështirë se Këshilli mund të rrëzojë një rekomandim pozitiv.
XS
SM
MD
LG