Ndërlidhjet

Çekia kërkon lirimin e të kidnapuarave në Pakistan


Presidenti çek, Milos Zeman
Presidenti çek, Milos Zeman
Presidenti çek Milos Zeman, thotë se qeveria e tij po negocion lirimin e dy grave çeke, të kidnapuara në mars në Pakistan.

Zeman ka njoftuar sot, se i ka shkruar një letër presidentit pakistanez, në të cilën i bën thirrje që t’i kushtojë vëmendje këtij rasti.

Ministria e Jashtme çeke nuk ka bërë ndonjë koment për këtë rast.

Antonie Chrastecka dhe Hana Humpalova, të dyja 24 vjeçare, u kidnapuan në një provincë në kufi më Afganistanin, derisa po udhëtonin drejt Indisë me një kombibus.

Derisa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për kidnapimin, një video e bërë publike në qershor, shfaqë dy gratë derisa kërkojnë lirimin e një pakistanezi, i cili po mbahet në një burg amerikan.
XS
SM
MD
LG