Ndërlidhjet

Austria e gatshme ta kthejë veprën e Klimtit


Muzeu Austriak i Artiti, Ekspozita e Gustav Klimt

Muzeu Austriak i Artiti, Ekspozita e Gustav Klimt

Austria është e gatshme ta kthejë një nga veprat më të famshme të artit të këtij vendi, nëse dëshmohet se poseduesi i mëhershëm i saj ishte detyruar ta shiste atë për një çmim dukshëm më të ulët se sa çmimi i tregut, raporton Reuters.

Bëhet fjalë për një vepër të piktorit me famë Gustav Klimt, e cila i takonte familjes Ledered, të cilët për shkak se ishin hebre, u përndoqën gjatë kohës së Nazizmit.

Familja në fjalë ishte shpërngulur nga Austria në Zvicër, se bashku me koleksionin e pasur të veprave të artit.

Pas luftës, kur ata deshën të ktheheshin në Austri, u detyruan ta “shisnin” për një çmim joreal një nga veprat, në këmbimim të lejimit për eksportimin e pjesës tjetër të koleksionit.

Tash me kërkesë të familjes, një komision i veçantë po merret me vërtetimin e këtyre pohimeve.

Nëse dalin të sakta vepra do t’i kthehet familjes.
XS
SM
MD
LG