Ndërlidhjet

Londër: Hillary Clinton gjobitet për parkim


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Të gjithë janë të barabartë para ligjit, sidomos kur bëhet fjalë për mbikqyrësit vigjilentë të parkimit në Londër, të cilët i shqiptuan gjobë, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Clinton kishte parkuar keq, të premten që lamë pas, derisa po merrte pjesë në ceremoninë në të cilën iu nda çmimi prestigjoz, Chatham House, raporton AP.

“Jam i sigurtë se ajo do ta kuptojë se ne duhet të tregohemi korrekt me të gjithë, pa marrë para sysh statusin që kanë persona të caktuar”, ka thënë Daniel Astaire, anëtar i Këshillit të Qytetit Westminster.

Ai tha se ”vetura e Clintonit ishte parkuar për rreth 45 minuta pa kryer pagesën e duhur”.

Shifra e gjobës është 64 dollarë, ndërsa nëse nuk paguhet brenda dy javësh, ajo dyfishohet.
XS
SM
MD
LG