Ndërlidhjet

logo-print

Të zhdukurit dhe akuzat për gjenocid rëndojnë raportet Serbi-Kroaci


Takimi Nikoliq - Josipoviq

Takimi Nikoliq - Josipoviq

Presidentët e Serbisë dhe të Kroacisë, Tomisllav Nikolliq dhe Ivo Josipoviq, kanë mbajtur takimin e parë zyrtar në Beograd.

Tema të diskutimit kanë qenë problemet e trashëguara, në mesin e tw cilave, pesnionet për serbët e zhvendosur, të drejtat e pakicave, të zhdukurit, krimet e luftës, si dhe problemi i qirilicës në Vokovar.

Nikolliq ka thënë se Kroacia ka vendosur të mos tërheqë akuzën për gjenocid, ndërsa ka vlerësuar së tërheqja e saj do të sillte paqe.

Presidenti i Kroacisë, në anën tjetër, ka theksuar se për tërheqjen eventuale të akuzës, është e rëndsishme që të adresohen disa çështje; para së gjithash, çështja e të zhdukurve, e cila, sipas tij, është problemi themelor në marrëdhëniet midis dy vendve.
XS
SM
MD
LG