Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten shtatë persona, mes tyre një politikan lokal


Flamuri pakistanez
Flamuri pakistanez
Një sulm me bombë ka lënë të vdekur ministrin e një province pakistaneze, së bashku me shtatë persona të tjerë.

Ministri i Drejtësisë, Israrullah Gandapur, u vra në shtëpinë e tij, derisa po përshendeste sulmuesin vetëvrasës, i cili u prezantua si mysafir.

Sulmi, i cili ndodhi në qytetin Kulachi, në veriperëndim të Pakistanit, la të lënduar së paku tridhjetë persona.

Gandapur ishte zgjedhur si kandidat i pavarur në zgjedhjet e vitit 2013, dhe më pas i ishte bashkuar partisë Tehreek-e-Insaf.

Kjo parti kundërshton operacionet ushtarake kundër talibanëve, dhe propozon bisedimet si mënyre për arritjen e paqes.
XS
SM
MD
LG