Ndërlidhjet

KE kritikon Turqinë për lirinë e shprehjes dhe tubimit


Flamuri turk

Flamuri turk

Komisioni Europian e ka kritikuar Turqinë për “qëndrimin e saj jokorrekt” ndaj disidentëve dhe “dështimin për të mbrojtur të drejtat fundamentale, si liria e shprehjes dhe e tubimit”, raporton AP.

Në një raport të shumëpritur rreth progresit të Turqisë, Komisioni thekson se Turqia nuk mund të ecë përpara vetëm më fuqinë e shumicës, dhe se edhe pakicat duhet të përfshihen në proceset në vend.

Raporti vë në pah reagimin e Qeverisë turke në protestat e muajit maj, të cilat filluan si shprehje e mospajtimit për ndërtimin e një qendre tregatre, në vend të parkut Gezi, në Taksim të Stambollit.

Raporti kritikon edhe kornizën ligjore të Turqisë dhe sistemin gjyqësor, por mirëpret disa nga reformat në këtë sferë si dhe përpjekjet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme me rebelët kurdë.

BE nisi negociatat me Turqinë në vitin 2005, por që atëherë është shënuar pak progres në rrugën e integrimit europian, si pasojë e mardhënieve të Turqisë me Qipron.
XS
SM
MD
LG