Ndërlidhjet

Uashington: Njoftohet për arritje të marrëveshjes


Ilustrim
Ilustrim
Njoftimet e fundit nga Uashingtoni flasin për arritjen e një marrëveshjeje në mes të demokratëve dhe republikanëve, në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit shtetëror dhe tejkalimin e krizës që e ka kapluar këtë vend.

Republikani Kelly Ayotte nga Nju Hampshire, thotë se detajet e marrëveshjes së arritur në mes të liderëve respektivë partiakë, demokratit Harry Reid dhe republikanit Mitch McConnell, do të bëhen të ditura më vonë gjatë ditës.

Marrëveshja pritet të mundësojë rihapjen e qeverisë amerikane, pas gjashtëmbëdhjetë ditësh mbyllje të pjesërishme.

Instanca të ndryshme ndërkombëtare, kishin bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, pasi në të kundërtën, pamundësia e Shteteve të Bashkuara për t’i paguar faturat shtetërore, do të sillte pasoja për gjithë botën.
XS
SM
MD
LG