Ndërlidhjet

Ashton: Bisedimet me Iranin “përmbajtësore”


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Shefja e diplomacisë europiane, Catherine Ashton, i ka quajtur bisedimet në mes të Iranit dhe fuqive botërore rreth programit nuklear të Teheranit, si “përmbajtësore” dhe “shumë të rëndësishme”.

Ashton, ka thënë sot se bisedimet e mbajtura në Gjenevë, do të vazhdojnë edhe më 7 dhe 8 nëntor.

Ashton, e cila po drejton bisedimet në emër të fuqive botërore, ka thënë se të dyja palët janë pajtuar që ekspertët e sferës së armëve nukleare dhe ata të sanksioneve, të takohen para takimit të radhës së nivelit të lartë.

Ajo ka shtuar, se fuqitë botërore e shohin propozimin e Iranit si “një kontribut të rëndësishëm”.

Më heret gjatë ditës, kryenegociatori iranian Abbas Araqchi, kishte bërë të ditur se propozimi i Iranit përfshinte zmprapsje në programin bërthamor të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG