Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi voton rihapjen e qeverisë


Uashington

Uashington

Kongresi amerikan ka votuar për rihapjen e qeverisë, pas mbylljes së pjesërishme prej gjashtëmbëdhjetë ditësh si dhe evitimin e një krize financiare.

Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët, votoi në favor të vendimit, pasi Senati që kontrollohet nga demokratët kishte votuar më herët gjithashtu pro tij.

Presidenti Obama ka thënë se do ta nënshkruajë menjëherë vendimin.

Obama ka falenderuar republikanët dhe demokratët, dhe ka thënë se tash është koha për ta rifituar besimin e amerikanëve.
XS
SM
MD
LG