Ndërlidhjet

Iran: SHBA dhe BE vlerësojnë bisedimet e Gjenevës


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë vlerësuar bisedimet ndërkombëtare mes fuqive botërore dhe Iranit, rreth programit bërthamor të këtij të fundit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney ka thënë se bisedimet kanë treguar një nivel tjetër të “seriozitetit dhe përmbajtjes”, por ka tërhequr vërejtjen se ende nuk është bërë ndonjë hap i madh në përafrimin e të dyja palëve.

Ai tha se Uashingtoni i bën thirrje Iranit, të dëshmojë se programi i saj nuklear është i orientuar vetëm për qëllime paqësore dhe se nuk synon të prodhojë armë bërthamore.

Ndërkaq, shefja e diplomacisë Europiane, Catherine Ashton, i ka quajtur bisedimet “përmbajtësore” dhe “shumë të rëndësishme”.

Takimi i radhës i nivelit të lartë pritet të mbahet me 7 dhe 8 nëntor, gjithashtu në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG