Ndërlidhjet

Brazili planifikon të blejë raketa ruse prej një miliardë dollarësh


Ilustrim
Ilustrim
Brazili bën të ditur se do të blejë raketa ruse, në një shumë prej një miliardë dollarësh.

Ministri i Mbrojtjes Celeso Amorim e ka bërë publik lajmin gjatë një vizite të Ministrit rus të Mbrojtjes në Brazil, Sergei Shoigu.

Autoritetet braziliane thonë se shpresojnë ta përmbyllin blerjen deri në mes të vitit 2014.

Amorim ka thënë se Brazili dëshiron të ketë një “partneritet strategjik me Rusinë”, bazuar në zhvillimin teknologjik, përfshirë edhe projekte të përbashkëta për të zhvilluar aeroplanë ushtarakë.

Brazili po bën përpjekje të ngrisë kapacitetet e saj ushtarake, derisa bëhet gati të jetë nikoqir i Kupës së Botës 2014, dhe Lojërave Olimpike 2016.
XS
SM
MD
LG