Ndërlidhjet

Irak: Maliki të takojë Obamën në Shtëpinë e Bardhë


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki
Shtëpia e Bardhë njofton se kryeministri irakian Nuri al-Maliki pritet të zhvillojë bisedime me presidentin Obama në Uashington, më 1 nëntor.

Bisedimet pritet të fokusohen në partneritetin mes SHBA-së dhe Irakut.

Mbajtja e takimit u bë publike në kohën derisa qeveria e Malikit po përballet me luftë sektare mes sunive dhe shiitëve.

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për shfrytëzimin e hapësirës ajrore irakiane, nga ana e aeroplanëve iraninë, për t’i dërguar armatim regjimit të Bashar al-Assadit në Siri.
XS
SM
MD
LG