Ndërlidhjet

Siri: Turqia iu kundërpërgjigjet rebelëve të Al-Kaidës


Forcat turke në kufirin Turqi-Siri

Forcat turke në kufirin Turqi-Siri

Ushtria turke, njofton se iu është kundërpërgjigjur gjuajtjeve të rebelëve të lidhur me Al-Kaidën në Siri.

Turqia njofton se i ka ndërmarrë këto veprime si përgjigje ndaj hedhjes së një predhe, e cila ra shumë afër kufirit siriano-turk.

Kjo besohet të jetë hera e parë që Turqia hedh zjarr mbi rebelët e Al-Kaidës, përtej kufirit sirian.

Turqia iu është kundërpërgjigjur më parë gjuajtjeve nga ana e forcave qeveritare siriane, por ky vend njihet për rolin e tij përkrahës ndaj rebelëve në Siri, në konfliktin e tyre me regjimin e Assadit.

Megjithatë, Turqia kundërshton grupet e lidhura me Al-Kaidën, të cilat po luftojnë në anën e rebelëve.
XS
SM
MD
LG