Ndërlidhjet

SHBA: Agjencia e Sigurisë Kombëtare ndihmoi CIA-n


Logo e CIA-s
Logo e CIA-s
Një raport i ri thotë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e ka ndihmuar Shërbimin Inteligjent Amerikan (CIA), që t’iu bie në gjurmë militantëve të Al-Kaidës të cilët më pas janë gjuajtur nga aeroplanët amerikanë pa pilotë.

Gazeta “The Washington Post”, duke cituar burime të publikuara nga Edward Snowden, thotë se fushata e gjuajtjeve me këta aeroplanë, ishte bazuar kryesisht nga informacionet e e-mailave dhe telefonatave, të mbledhura nga kjo agjenci.

Raporti citon vrasjen e një figure te lartë të Al-Kaidës, Hassan Ghul, të cilin Uashingtoni nuk pranon ta ketë vrarë.
XS
SM
MD
LG