Ndërlidhjet

Laos: Po kërkohen viktimat e aksidentit ajror


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë trupat e 49 të vdekurve nga aksidenti ajror i kompanisë nga shteti i Laosit, i cili u rrëzua dje në lumin Mekong.

Deri tash, janë gjetur trupat e pajetë të tetë personave, në largësi rreth 30 kilometra nga vendi ku u rrëzua aeroplani.

Shkaktari i saktë i aksidentit po hetohet ende, por dëshmitarët thonë se aeroplani ishte goditur nga erëra të forta si pasojë e një stuhie.

Aeroplani po bartte pasagjerë nga njëmbëdhjetë shtete të ndryshme të botës.
XS
SM
MD
LG